Gruaja që vrau burrin me çekiç dorëzohet në polici, vajza e mitur nën përkujdesjen e Qendrës Sociale

Lagja 146 në Tetovë dje u zgjua me një lajm të kobshëm. 39 vjeçarja S.A është u vetë paraqit në polici, ku rrëfeu se ka vrarë bashkëshortin, 51 vjeçarin A.I. Të dhënat e para thonë se e dyshuara nuk ka qenë e kurorëzuar, ndërsa vrasjen e ka kryer me një send të fortë që dyshohet të jetë çekan.

Në momentin e kryerjes së veprës në shtëpi ka qenë edhe vajza e tyre e vogël, por që nuk duhet nëse e ka parë me sy skenën e krimit. TV21 nga Prokuroria themelore e Tetovës mëson se vajza tani është nën përkujdesjen e qendrës për punë edhe politikë sociale.

“Dje rreth orës 11:35 minuta personi S.A, 39 vjeçare nga Tetova ka denjuar se ka kryer vepër penale vrasje, e cila e ka kryer ndaj burrit të saj A.I, 51 vjeç nga Tetova dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vrasjen ndërsa hetimet janë kryer nga Prokuroria Themelore e Tetovës”, tha Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.

Më herët nuk ka pasur denoncime për dhunë në këtë familje. Po mësohet se gjatë vitit 2020, e vetëdenoncuara S.A ka parashtruar një ankesë për fyerje dhe sharje nga ana e bashkëshortit.StrugaLajm

“Dihet se e dyshuar nuk ka bërë ndonjë denoncim të dhunës familjare ose ndonjë dhune ndaj saj, vetëm në vitin 2020 e njëjta ka denoncuar se në dhomën që ka qëndruar ka filluar ta shajë edhe poshtëroj dhe ky ka qenë vendimi i vetëm që e akuzuara e ka bërë kundër tash më të ndjerit”, shtoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Prokuroria e Themelore e Tetovës është duke kryer hetime në vendin e ngjarjes për të zbuluar detaje. Deri më tani akoma nuk duhet motivet. Në bazë të dhënave që ka policia, viktima më herët nuk ka kryer ndonjë vepër, përpos shkeljes së orës policore në kohë pandemie. 39 vjeçares të dyshuarës për vrasje i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

In : Aktuale

Loading...
loading...