Grubi: Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm

Pas publikimit të djeshëm të lajmit se Ali Ahmeti mund të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDI-së, si dhe pasuesi i tij mund të jetë Artan Grubi, sot ka reaguar Grubi duke thënë se Ali Ahmeti mbetet i pa zëvendësueshëm, shkruan GazetaExpress, përcjell INAStrugaLajm

Deklarata e plotë e GrubitStrugaLajm

“Në lajmin e publikuar për intervistimin e Kryetarit Ahmeti nga Haga dhe gjoja dorëheqjen e tij nga BDI nuk ka asgjë të vërtetë. Intervistimi i z. Ahmeti zgjat vetëm dy ditë dhe është në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa do të realizohet në Prishtinë në javën e parë të shtatorit. Sa i përket tërheqjes, e përsëris, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e veriut, por edhe në rajon dhe ai është kontribues kyç në stabilitetin, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit.”/GazetaExpress/

In : Aktuale

Loading...
loading...