Grubi: Këto drejtori kemi këmbyer me LSDM-në

 Zëvendës kryeministri Artan Grubi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveria bënë të ditur shkëmbimet e drejtorive mes LSDM-BDI.

“Ne kemi pasur 5 pozita të drejtorëve në drejtori të veçnata dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori tjera nga radhët e LSDM-së. Psh Fondin pensional e kemi drejtuar ne për më shumë se 1 dekadë dhe e kemi këmbyer me Ndërmarrjen e rrugëve, apo Postën e kemi këmbyer me ndërmajren MEPSO. Bëhet fjalë për këmbim të udhëheqësve të nënndarjeve mes LSDM dhe BDI-së me qëllim që të freskohen këto drejtori”, bënë të ditur, Grubi

Grubi njoftoi se gjatë ditëve në vijim do vendoset përfundimisht me emrat e zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëror.StrugaLajm

Do t’ju njohim diplomat e fakulteteve administratorëveStrugaLajm

Grubi tha se në bashkëpunim me Jetonin, ministrin për shoqëri informatike dhe administratë në afat sa më të shpejtë, do të sigurojmë që të gjithë të punësuarit të sistemohen në vende të punës në pajtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, në institucione shtetërore.

Ai poashtu bëri të ditur se do të njihen diplomat e fakultetit të të gjithë administratorëve dhe do ti frymëzojmë që të mbindërtojnë vetën dhe të shohin të ardhmen në këtë vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...