Grubi: Kur vjen nga populli, nuk ka se si të veprosh ndryshe

Dorëheqjet e njëpasnjëshme të drejtorit të spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe të zëvendësministrit të shëndetësisë, Ilir Hasani janë komentuar edhe nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në facebook:

“Kur vjen nga populli, nuk ka se si të veprosh ndryshe. Edhe Iliri, edhe Florini nuk kanë për ta ndalur kontributin për qytetarët dhe për shoqërinë. Janë bashkë me ne dhe pranë qytetarëve. Edhe sonte do ti gjeni në krye të detyrës, duke ju ndihmuar pacientëve pa marrë parasysh funksionin publik”, ka shkruar Grubi. Ndërkohë, pas këtyre dorëheqjeve, ka pasuar edhe ajo e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, të gjitha këto për arsye morale, duke i hapur rrugë hetimit të tragjedisë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në spitalin modular për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ku pas shpërthimit të një zjarri masiv humbën jetën 14 veta, shumica pacientë. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...