Shkruan Dritan Demiraj, PhD
Kërcënimet e sigurisë përfshijnë jo vetëm armiqtë konvencionalë siç janë shtetet e tjera, por edhe aktorët e dhunshëm jo shtetëror të pushtetshëm në mënyrë politike, kriminale, korruptive dhe nacionaliste ekstreme sic është dhe rasti i ish-Kryeministrit Maqedonas dhe kriminelit tashmë në kërkim ndërkombëtar Nikola Gruevski.
Albanofobia që ka treguar kjo mbetje sllavo-maqedonase, si pasardhës i organizatës “Narodna Odbrana” ka ndjekur dhe masakruar qindra jetë patriotësh e luftëtarësh shqiptarë, duke shkelur disa marrëveshje të imponuara dhe firmosura nga ndërkombëtarët në lidhje me të drejtat e shqiptarëve ne Maqedoni.
Të gjitha këto krime nuk i bëri i vetëm, por në bashkëpunim me Sasho Miallkovin dhe Gordana Jankullovskën, me strukturat e tyre të errëta antishqiptare dhe fatkeqësisht dhe me element “bythlëpirës” e intrigantë matrapazë shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.
Fatkeqësisht dje nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, u raportua se Nikola Gruevski kishte kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit në datën 11.11.2018, rreth orës 19:11, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Koncepti i sigurisë dhe i ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti kërkon bashkëpunim institucional, infrastrukturë të mbrojtjes së kufijve tokësor e detar, te shërbimeve të inteligjencës (kundërzbulimit, SHIK-ut dhe të policisë kriminale), shërbimeve doganore, etj.
Natyrshëm lind pyetja:
Çfarë kanë bërë të gjitha këto struktura shtetërore ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë dhe u besojnë këtyre institucioneve të sigurisë dhe personelit të tyre me rastin e hyrjes në mënyrë të paligjshme të njërit nga njerëzit më antishqiptarë të viteve të fundit pas vdekjes së Milosheviçit?
Nëse propagandojmë që kontrollojmë kufirin dhe territorin e vendit, si ka mundësi që hyn një person i tillë dhe të gjitha institucionet e sigurisë flejnë gjumë!
Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin?!
Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund te justifikoheni që personi në fjalë nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaport, pasi të gjitha dokumentat e indentifikimit të kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohë nga shteti maqedonas?!
Me çfarë dokumentash është indentifikuar, pasi per të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj përfshi dhe ata me status diplomatik në pikat doganore bëhet identifikimi përkatës. Sipas kësaj llogjike, në Shqipëri mund të hyjë kushdo qoftë dhe një nga terroristet e rrezikshëm dhe askush nuk di asgjë dhe nuk mban përgjegjësi!
Si ka mundësi që shërbimet e inteligjencës nuk kanë informacione mbi statusin e Gruevskit, ku çdo qytetar në Maqedoni apo në Shqiperi e di që ai është dënuar dhe levizjet e tij ishin te monitoruara nga strukturat maqedonase, ndërkohë që shërbimet tona nuk dinin asgjë.
Ky është një turp i madh për shtetin tonë dhe strukturat tona të sigurisë dhe kjo qeveri do të ngelet në memorien e shqiptarëve si qeveri e bashkepunimit me krimin dhe antishqiptare.
Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë “telefonatë” mund t’ia ketë hapur rrugën, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe trafikanteve të drogës dhe personave në kërkim ndërkombetar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër të Brendshëm?!
Shqipëria dhe shqiptarët janë fqinj të përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por fatkeqësisht politikanët e kësaj qeverie duhet të jenë të përgjegjshëm dhe jo të përdorin nacionalizmin me elektoratin vetëm për të marrë votat.
Kur do të bëhemi shtet?! Për fat të keq, ne nuk e kemi akoma atë! Ndërgjegjësohuni të dashur bashkatdhetarët e mi!
Duhet punuar ajo tokë e begatë që e kemi trashëgim nga të parët tanë, duke shkulur përfundimisht gjembat dhe barërat e keqija.
Shqipëria u takon vetëm shqiptarëve patriotë dhe të ndershëm.