Grupi “Lev Tahor” në Ohër deri më 7 mars! Nga hoteli do të mund të dalin vetëm nën shoqërim të policisë

Banorët e fshatit Llakoçerej pas protestës së mbrëmshme kundër grupit Lev Tahor, sot zhvilluan takim me kryetarin Komunës së Ohrit Kirill Pecakov. Në këtë takim banoreve iu bë e ditur se 37 anëtarët e grupit Lev Tehor do të qëndrojnë në hotelin e vendosur edhe dy javë, aq sa edhe e kanë kontratën për të qëndruar në Hotel.
Pecakov tha se ky grup më 7 mars do të largohet nga vendi, sepse u skadon afati i qëndrimit por edhe kontrata që kanë bërë në hotelin ku qëndrojnë. Ai tha se do të bisedojë me ta që të mos lëvizin nëpër fshat, ndërsa do t’u lejohet të dalin në qytet vetëm të organizuar dhe nën shoqërim të policisë.

Gjatë ditës së nesërme do të bisedojmë me grupin edhe ne, konkretisht unë gjatë ditës së nesërme do t’i vizitojë dhe do t’i lus që të lëvizin vetëm në ambientet e hotelit që të mos mbillet frikë tek banorët e fshatrave Llakoçerej i Epërm dhe i poshtëm që në këto 2-3 ditë është më se i dukshëm, pavarësisht a është me arsye të justifikuara apo të pajustifikuara”, tha Pecakov.

Banorët thonë se shkrimet në internet i kanë detyruar banorët që të kërkojnë mbështetje nga organet shtetërore, sepse i frikëson fakti që ata kanë ndonjë qëllim për të kryer ndonjë mision.

“Ajo frikë neve na detyroi të kërkojmë mbrojtje nga policia, që njerëzit të mos kryejnë misione mes dy fshatrave, duke e përfaqësuar kulturën e tyre, duke përfaqësuar misionin e tyre sepse ne shohim që ata nuk i takojnë zakonit tonë fetar dhe kjo është frika për të njëjtin mit që janë në grup”, tha Ilce Natasoski, banor.StrugaLajm

Ndërkaq përfaqësuesi nga Dioqeza e Dibrës dhe Kërçovës thotë se ky grup nuk përbënë asnjë rrezik për besimtarët.

“Në bazë të të dhënave të shërbimeve nga të cilët jemi informuar, konkludojmë se grupi që qëndron në fshatin Llakoçerej i Epërm nuk përfaqëson asnjë rrezik për besimtarët e atjeshëm, konkretisht nuk e rrezikon besimin e tyre fetar”, tha Ilija nga Dioqeza e Dibrës dhe Kërçovës.

Ndryshe grupi LevTahor prej 37 personave pas largimit të tyre nga Kumanova tani po qëndrojnë në Ohër, ku po përballen me presion për largimin e tyre nga vendi. Dje para mediave ata treguan qartë se po frikësohen dhe thanë se janë këtu vetëm si turistë për të vizituar varret dhe monumentet hebre. Në shtet kanë hyrë legalisht dhe kanë leje qëndrimi për 90 ditë.

In : Aktuale

Loading...
loading...