Grushta dhe thika në Shutkë, shkak nusja e ikur nga Kumanova

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shuto Orizarë në Shkup, mes dy familjeve. Sëpata, thika, shufra hekuri dhe grushta janë përdorur mes një familje nga kjo lagje dhe një familje nga Kumanova, ndërsa shkak i gjithë kësaj ka qenë ikja e një vajze për nuse, e cila është nga Kumanova dhe që ishte dashuruar në djaloshin e Shutkës.

Pas eskalimit të incidentit kanë ndërhyrë njësitet policore Alfa, duke arritur të parandalojnë incidentin. Një pjesë e të lënduarëve me plagë të rënda kanë përfunduar në spital. 19 vjeçarja nga Kumanova para disa ditëve kishte ikur nga shtëpia duke u bërë nuse e një djaloshi nga Shutka. Familja e saj dje kishin ardhur për të biseduar për rastin, por gjithçka ka përfunduar në incident brutal.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...