”Guri i gjyshit”një atraksion i Zagracanit(Retro)

Padyshim një atraksion i vacant i fshatit Zagracan, por edhe i Strugës është ‘Guri i Gjyshit”, një monument natyror që merret si simbol i lashtësisë të fshatit dhe një vend ku banorët e këtij lokaliteti kanë në ‘’pëllëmbë të dorës” të gjithë rrethin e Strugës kjo edhe falë pozicionit të favorshëm që ka mbi fshatin.”Guri i Gjyshit gjendet 50 metra në perëndim të Xhamisë së re të fshatit, në një lartësi mbi detare prej 600 metra.

Derite ‘’Guri i Gjyshit” shkohet nëpërmjet një rruge lidhet edhe stadiumi,rezervuaret , si dhe disa objekte banimi. ‘’Guri i Gjyshit”nuk do të ishte një ‘’oazë”për banorët e kësaj ane pa kontributin e një nga mësimdhënësit më të dalluar në vite Islam Baftjarit i cili sa ishte në këtë botë u kujdes dhe e pasuroi këtë lokacion duke e shndëruar në një vend relaksi dhe qetësie për vizitorët.Ajo që bien në sy menjëherë kur drejtohesh për te ”Guri i gjyshit” është fakti se ndodhesh mbi një vend krastik që është shndërruar në një park të mirëfilltë ku përvec gjelbërimit,konstaton një sistemim të menduar mirë në të gjitha elementet duke filluar nga stazat e këmbësorëve,cezmja,ndricimi publikë , kombinuar kjo me një sërë pemësh dekorative e shndërrojnë këtë lokacion në një vend të lakuar pushimi dhe relaksi në ditët dhe netët e verës për banorët e këtushëm .Ky vend nuk do të kishte këtë rëndësi për banorët po të mos ishte ”Guri i gjyshit” ku bien në sy një mesazh i skalitur në gur në nderim të të parëve .”U qofshim falë ! Të parëve tanë.Për gjithë atë që bënë dhe lanë!Për vendlindje dhe vatan” thuhet në këtë mesazh.Sot për mirëmbajtjen e këtij atraksioni ashtu si dhe për shumë investime dhe kontribute të tjera në këtë lokalitet kujdeset Shoqata e mërgimtarëve ”Shum-Zagracan” në Zvicër.Fshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me nje lartesi mbidetare 664 metra. I strukur në një luginë e dy bregore të ngritura ne veri dhe në jug. Përmes kalonë lumi burimor që e ndanë fshatin në dy pjesë të barabarta. Në vendosjen e fshatit janë shfrytëzuar të gjitha kushtet klimatike gjeogrfike dhe strategjike me të gjitha format e relievit. Më vonë me tëndencë që të zgjerohet pak ne veri e më tepër në juglindje e si proces demografik të vitit 1968 lindi ( u krijua) dhe vendbanimi i ri SHUM si bashkesi ekonomike-shoqërore e mëvetësuar.Fshati Zagracan ka nje siperfaqe prej 12 km katror dhe kufizoet me keto vende: në Jug me fshatin Ladorisht, në veri me fshatin Belice e Poshtme, në perëndim me Vishnjën dhe malin Jabllanicë, në Verilindje me Vranishtin, në lindje më Drinin e Zi dhe Fushën e Strugës, në Juglindje me Teferiçin.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...