Hamza Zylali dhe Gresa Mustafai me dy medalje nga kampionati ballkanik

Struganet e K.K “Drini” Hamza Zylali dhe Gresa Mustafai , me dy medalje nga Kampionatin Ballkanik i Karatesë
Këtë vikend, në Stamboll të Turqisë, po zhvillohet Kampionati Ballkanik në Karate për fëmijë të moshës 10-13 vjeç. Në këtë eveniment të rëndësishëm për sportin e karatesë, marrin pjesë sportistë nga 11 shtete, me mbi 711 sportistë.
Si pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, janë edhe dy sportistët e Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga, Hamza Zylali dhe Gresa Mustafai.
Duhet të theksojmë se të dy sportistët tanë, bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe duke fituar dy medalje, një të argjendë dhe një të bronztë.
Ditën e parë, në program ishte Gresa Mustafai e lindur 2006 në kategorinë +44kg. Në luftën e parë, Gresa pësoi disfatë minimale 1:0 nga kundërshtarja e saj Turke, e cila më vonë u plasua në finale dhe Gresa fitoi të drejtën të luftojë, për vendin e tretë. Ajo këtë rast e shfrytëzoj shumë mirë dhe duke i fituar dy kundërshtaret e saja, njëra nga Serbia dhe tjetra nga Bosnja me rezultat identik 3:0, ajo me plot meritë fitoi vendin e tretë.
Në ditën e dytë, në program ishte Hamza Zylali i lindur 2005 në kategorinë -52kg. Në një konkurrencë të fuqishme, Hamza Zylali i fitoj tre kundërshtarët e tij, dy turq dhe një nga Bosnja duke u plasuar në finale. Për fat të keq ai e humb finalen nga një sportist tjetër nga Bosnja me rezultat 2:1, duke u plasuar i dyti në kategorinë e tij.
Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur në këtë Kampionat Ballkanik. Janë dy sportistë me një të ardhme të ndritur dhe shpresoj se emri i këtyre dy sportistëve do të dëgjohet edhe më lart. Gjithashtu dua të faeleminderoj edhe ndihmës trajnerin tim Shaban Murtishi, i cili ishte pranë sportistëve dhe në mbështetje të tyre.
Aktivitet e klubit tonë vazhdojnë, ku këtë vikend më datë 28.maj.2017 në Shkup, do të zhvillohet Kampionati për Kadetë, junior dhe U21.
A.Hajredini/Strugalajm