HAMZA ZYLALI I 7 – NË EVROPË

HAMZA ZYLALI I 7 – NË EVROPË

Në ditën e dytë, të Kampionatit Evropian në Karate, për Kadet, Junior dhe U21, që po zhvillohet në Pragë të Çekis, u paraqit edhe sportisti i Klubit të Karatesë “Drini” Hamza Zylali në kategorinë, junior +76kg. Në rrethin e parë u takua me sportistin nga Azerbejxhani, me të cilin bëri një luftë shumë të mirë, në 10 sekondat e fundit të ndeshjes, sportisti jonë ishte në avantazh 3:2, ku edhe mori një goditje të fortë në sy, më pas, pas një tronditje të vogël të sportistit tonë, kundèrshtari i mori një goditje me këmbë dhe ndeshja përfundoj 3:5 për kundërshtarin.Pasi Azerbejxhani u kualifikua në finale, Hamza Zylali punoi në repasazh për vendin e 3. Ndeshjen e parë të repasazhit, e fitoj, sportistin nga Irlanda, me rezultat 5:0, ndërsa në luftën për në finalen e vogël e humbi 3:0 nga garuesi Qipriot.Në fund Hamza Zylali u radhit në vendin e 7 në Evropë.Ky është një rezultat shumë premtues dhe besoj që, në aktivitetet e radhës, qytetit tonë, do ti sjellim edhe medalje Evropiane dhe Botërore!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...