HAMZA ZYLALI – KAMPION MBARËKOMBËTARË

Me moton “NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË FLAMUR” në Tiranë, më 24 nëntor 2019, për nder të Ditës së Flamurit, u mbajt Kampionati i 20-të Mbarëkombëtar. Në kuadër të Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, morë pjesë edhe gjashtë sportistët e Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga. Sportistët Strugan, në Kampionatin Mbarëkombëtar arritën të stolisen me pesë medalje, nga të cilat një ari, një argjenti dhe tre të bronzta. Kampioni ynë Hamza Zylali edhe njëher tregoi formë të mirë duke u shpallur Kampion Mbarëkombëtar në kategorinë e kadetëve +70kg. Me medalje të argjentë u stolis Loriana Ramo në kategorinë e junioreve -59 kg. Me medalje të bronztë u stolisën: Velerda Seferi (kadete kata) Zana Xheladini (juniore +59) dhe Ilira Xheladini (seniore -50kg)

Një faleminderim N.N “Trim & Lum” të cilët na mbështetetën edhe në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm mbarëkombëtar, duke siguruar transportin për sportistët tanë. Aktiviteti i radhës për sportistët tanë është më datë 01.12.2019 ku në Istog të Kosovës do të zhvillohet Turneu Ndërkombëtar “Kupa – Adem Jashari”StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...