Hapet më në fund rruga e bllokuar në Qafë-Thanë (VIDEO)

Në pamjet që do të shihni në video është një nga disa automjetet që kanë mbetur të bllokuara në borë.

Një ditë me parë, drejtuesit e tyre i braktisën për shkak të temperaturave të ulëta, pasi nuk mund të lëviznin dot dhe u kthyen mbrapa, me mjete të tjera, pa mundur të shkojnë në Maqedoni.

Bllokimi i ketyre mjeteve detyroi dhjetëra e qindra qytetare te tjerë te qëndronin te bllokuar për rreth 15 ore. U desh zhvendosja e këtyre automjeteve me krahë nga qytetaret, qe rruga te mund te hapej.

StrugaLajm

StrugaLajm

Në pikën e kalimit kufitar te Qafe Thanes kamionët dhe maunet qe përdoren per transport, e kane te vështire qarkullimin, po ashtu edhe lëvizja e tyre behet ne numër te vogel, për shkak sepse mund te bllokojnë rrugën.

Te bllokuara qendrojne edhe korsite e rrugës, per shkak te mungesës se nje borepastrueseje, e cila erdhi vetëm këtë te hëne.

In : Aktuale

Loading...
loading...