Hapet shkolla shqipe në Pfungen të Cyrihut

Mësimi në Pfungen zhvillohet çdo të premte, nga ora 17:30 deri në orën 19:00, me mësuesen Elfete HasiNë Pfungen të kantonit të Cyrihut është hapur pika e re shkollore, e paralajmëruar ditë më parë.

Kjo shkollë arriti të hapej me iniciativën e prindërve të Pfungen-it dhe LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, ku iniciuesja kryesore është ish-nxënësja e shkollës shqipe, Ardita Maliqi-Abazi, e cila ishte nxënëse e mësueses Elfete Hasi, në shkollën e Neftenbach-ut, transmeton Albinfo.ch.Në inaugurimin e kësaj pike shkollore morën pjesë mësuesja e njëkohësisht edhe anëtarja e kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, Elfete Hasi, mësimdhënëse shumëvjeçare pranë LAPSH-it, fëmijët të cilët do të vijojnë nga tani e tutje mësimin në gjuhën dhe kulturën amtare si dhe prindërit e fëmijëve.

“Hasi u foli prindërve dhe fëmijëve për rëndësinë e mësimnxënjes në gjuhën shqipe si dhe përparësitë që kanë fëmijët në jetën e tyre kur ata e zotërojnë gjuhën amtare. Ajo i njoftoi të pranishmit edhe me programin shkollor që do të zhvillohet me nxënësit. Ndërkaq inciatroja për themelimin e kësaj klase të re, Ardita Maliqi –Abazi, u zotua se do të punojë edhe më tej në sensibilizimin e prindërve me fëmijë të moshës shkollore, në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin shqip”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Albinfo.ch.

Edhe fëmijët ishin të gëzuar sepse për ta po fillonte diçka e re, dhe ishin tejet të interesuar për librat dhe materialin.StrugaLajm

“Urojmë të shkojë mbarë e me sukses puna e nisur e LAPSH-it në këtë pikë shkollore!”, tha Gëzim Kasumaj, nënkryetar i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut.

In : Aktuale

Loading...
loading...