Hapje solemne e edicionit të 61-të të “Verës së Ohrit”

Në Ohër sonte do të ngrihet perdja e edicionit të 61-të të manifestimit më të madh dhe më me renome muzikor-skenik në vend, festivalit “Vera e Ohrit”.

Për hapjen solemne të Festivalit që gjithmonë është përjetim i veçantë artistik, skena e Teatrit Antik është rezervuar për spektaklin e madh muzikor-skenik “Çajkovski i madh”, i përbërë nga veprat më të mira të kompozitorit rus, me ekzekutime të disa pjesëve të trilogjisë së baletit “Liqeni i mjellmave”, “Arrëthyesja” dhe “Bukuroshja e fjetur” dhe disa pjesë të baletit “Ana Karenina” dhe opera “Evgenij Oegin”. Më shumë se 90 të parë të baletit, solistë, ansambli dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional, të udhëhequr nga dirigjentja Bisera Çadllovska, që janë bartës rë projektit tashmë i kanë përfunduar provat e përgjithshme në Teatrin Antik.

Këtë vit në programin e Festivalit janë 34 koncerte artistike dhe gjashtë shfaqje teatrore. Më shumë se 500 artistë nga 18 vende do të jenë pjesë e magjisë që arti do t’i sjellë në Ohër, koncerte me emra të njohur botërorë, me prioritet të artistëve maqedonas të cilët kanë famë botërore, orkestra nacionale dhe shtëpi teatrore. Bashkim i ekzekutuesve vendore eminentë të cilët bashkë do të performojnë me emra të njohur botërorë nga arti, për konfirmim të Festivalit “Vera e Ohrit” si një nga promotorët dhe afirmuesit më të mëdhenj të artit të lartë.

Festivalin si të hapur do ta shpallë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Para publikut do të flasë edhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, përderisa porosinë e artistëve do ta transmetojë Ollga Pango, drejtoresha e Operës dhe Baletit Nacional.StrugaLajm

Në mesin e më të mirëve dhe më të guximshmëve me të cilët publiku i festivalit në Ohër do të shoqërohet një muaj e gjysmë të ardhshme janë emra të njohur nga sfera e artit muzikor si Aleksandar Starkman, Gjulsin Onaj, Vihan Quartet, Irina Grafenauer, Mate Bekavac, Kiril Rodin, Zheni Zaharieva, Maja Bogdanoviç, Daniel Rodan, Stojan Dimov dhe Dino Imeri, Darko Kostovski, Vasko Dantasm, ansambli barok “Teatro ala moda”, Gjorgji Cincievski, Saimir Pirgu dhe Merita Tarshana, kuinteti me tel i Filarmonisë së  Zagrebit, në koncertin e së cilës do të prezantohet violinisti ynë i ri Aleksandar Ivanov, Kalina Mrmevska, Nadja Nevolovi, kori femëror nën drejtimin e dirigjentit Ivica Zoric Menada, kor i përzier i Filarmonisë së Prishtinës, Eloize Karlin, dialogje baroku me ansamblin kamertal të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, Alesandro Fatoni dhe Giorgio Martanu, Petru Iuga dhe Mihail Horia, Hajdi Elzeser dhe Nenad Leçiq, mbrëmje lirike me orkestrën kamertale të festivalit dhe solistë vokal nën dirigjentin Du La Giaria Za Paralica Krivokapiq dhe Daniel Ceroviq, Vladimir Markoviq dhe Juliana Shuloviq, Dragan Sredojeviq dhe Nenad Ivoviq.

Në pjesën e dramës krahas katër produksioneve vendore teatrore në Ohër do të jenë mysafirë edhe ekipi i aktorëve nga Novi Sadi dhe Beogradi.

“Vera e Ohrit” si manifestim ka specifikën e saj të veçantë, me rregulla të rrepta se çka mund të ketë në program. Por, krahas kësaj pjese klasike përmes “programit off” ofron edhe disa përmbajtje të dedikuara për publikun më të gjerë. Këtë vit do të jetë koncerti i Ansamblit Kombëtar “Tanec” i cili jubileun me rastin e 70 vjetorit të formimit do ta shënojë me performancë bashkë me ansamblin kroat “Llado”. Këtu është edhe koncerti i ditëlindjes së festivalit me koncertin “Sintezis”, ndërsa interesim të madh te publiku më i gjerë ka edhe për projektin më të ri “Nata jonë në Ohër” të cilin arstisti serb i dramës dhe aktor Ivan Bosilçiq special e përgatit për takimin e pritur gjatë me publikun e festivalit “Vera e Ohrit”.

In : Aktuale

Loading...
loading...