“Harmonia 2019”:Të mbrohen muzikantët e Srugës nga konkurenca jo-luajale!

SHOQATA E MUZICIENTËVE DHE INTERPRETUSVE ,,HARMONIA 2019,, STRUGA
INFORMATË PËR SHTYP

 Sot më datë 17.06.2019 vit. Muzicientët dhe Interpretuesit, nga komuna e Strugës, të revoltuar nga pasiviteti i jetës kulturo artistike, si dhe fluksit shum të madh muzicientësh dhe inerpretuesësh nga jasht shteti, të cilët e pamundësojnë funksionimin të drejtë dhe ligjorë të Muzicientëve dhe Inetrpretuesëve, po nga kjo komunë, e formuan: Shoqatën e Muzicinetëve dhe Inetrpretusve ,,HARMONIA 2019,, që si qëllim parimor e ka ngritjen e jetës kulturore dhe artistike në komunën e Strugës, duke dashur këtu të theksojmë se kjo Shoqatë, në bazë të Statutit të saj, do të mundohet në bashkëpunim me institucionet shtetërore të ndalojë futjen të Muzicientëve dhe Interpretuesve nga jasht shteti të cilët në mënyrë jo të organizuar dhe jo ligjore veprojnë në komunën e Strugës, dhe me këtë veprim po të njëjtit pengojnë funksionimin e Muzicientëve dhe Interpretuesve nga komuna e Strugës. 
 Shfrytëzojmë këtu rastin, për ti lutur Menaxherët të cilët bashkëpunojnë me grupe Muzikantësh dhe Inetrpretuesësh nga jasht shteti i RMV të bëjnë kujdes në zgjedhjet e tyre se me cilët grupe Muzikantësh dhe Ineterpretuesësh  do të bashkëpunojnë, duke patur parasysh se deri më sot i kan shkaktuar shum dëm Muzicientëve dhe Interpretuesve të komunës së Strugës, duke mos menduar fare për këtë veprim jo human.  

Shpresojmë se këtë hapë, do të ndjekin dhe qytetet të tjera, që e ndjejnë po të njëjtën brengë, duke dashur të theksojmë se së bashku do të jemi më të organizuar si artist dhe më të fuqishëm.
Me respekt, ju faleminderojmë për mirkuptimin.
….S t r u g a SHMI ,,HARMONIA 2019,, 17.06.2019 vit. Kryetari…………….. ……. Arment SaipiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...