Hasani: Nëse rritet numri i rasteve me Kovid-19, do të përforcohen masat kufizuese

Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani nuk përjashton mundësinë e rritjes së masave kufizuese nëse do të rriten rastet e infektimeve me Kovid-19.

“Masat kufizuese janë të vetmet masa që mund ta parandalojnë përhapjen e infeksionit Kovid-19. Jemi brenda kufirit të arsyeshëm të poshtëm të masave kufizuese, por nëse rritet numri i të infektuarve të rinj, ekziston mundësia për t’i përforcuar ato”, theksoi mbrëmë për TV24, zëvendësministri Hasani.

Sipas tij, nuk është populizëm të flitet për masa sociale, posaçërisht për masa kufizuese në lidhje me lëvizjen e qytetarëve, e cila është e drejtë themelore e njeriut, por fatkeqësisht këto janë të vetmet masa që mund ta parandalojnë përhapjen e infeksionit.

“Ne jemi brenda një kufiri të arsyeshëm të ulët të masave kufizuese, nuk do të thotë që duhet të relaksohemi, por në fushën e kufirit të ulët, i cili është i arsyeshëm në mënyrë që masat të kenë efekt në çdo kohë, por në asnjë mënyrë nuk përjashtohet mundësia që ne mund t’i forcojmë masat kufizuese bazuar në numrin që është rritur në javët e fundit”, tha zëvendësministri në Televizionin 24.

I pyetur nëse do të ketë sanksione për ata politikanë që organizojnë dasma dhe festa të ndryshme, Hasani sqaroi se nuk mundet zyrtarë qeveritarë ose përfaqësuesit të disa grupeve të tjera që duhet të jenë shembull për qytetarët t’i shkelin ligjet ose rregullat.

Ai shtoi se e dënon aktin e organizimit të dasmave dhe theksoi se është e nevojshme të bëhet një studim i duhur epidemiologjik dhe testim i të gjithë atyre që morën pjesë në ngjarje të tilla.StrugaLajm

“Edhe unë duhet të jem shembull për të gjithë qytetarët se si duhet të sillem në publik. Unë nuk duhet të marr më shumë se katër mysafirë në shtëpi dhe të mos shkoj në ahengje në Prishtinë. Unë në përgjithësi e dënoj atë akt dhe këmbëngul që të ndiqet, përkatësisht të bëhet sondazh i duhur epidemiologjik dhe testim i të gjithë atyre që morën pjesë në ngjarje të tilla, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pagëzime, iftare, nëse është Bajram, në përgjithësi e dënoj një dënim të tillë me mosrespektim të masave sepse në fund, të gjithë ne luftojmë për veten, të dashurit tanë dhe tërë popullatën”, porositi Hasani.

Siç tha ai, ne mund ta mposhtim kundërshtarin më të madh vetëm në një mënyrë, ndërsa armët janë në duart e njerëzve, dhe të përfaqësuesve të qeverisë që janë kapitenët e kësaj anijeje.

Ai pret që të gjitha provat klinike të vaksinës “Kovaks” kundër koronavirusit të përfundojnë deri në fund të vitit dhe sapo të përfundojnë provat, shpërndarja do të fillojë.

“Ne presim që deri në fund të vitit të gjitha provat klinike të vaksinës duhet të përfundojnë. Ne do të presim derisa t’i kemi rezultatet e para të besueshme, të cilat tregojnë se jemi në një rrugë të mirë për ta mbrojtur shëndetin e pacientëve, gjë që nuk duhet ta rrezikojmë në asnjë rast. Pasi të kenë përfunduar të gjitha provat klinike të vaksinës, shpërndarja do të fillojë. Sa, kur dhe kujt do t’i jepet dhe në çfarë përqindje, janë gjëra shumë specifike që duhet të përcaktohen prej kur do ta kemi vaksinën”, tha Hasani.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...