Hedhja e ushqimit, problem serioz (VIDEO)

Hedhja e ushqimit nga amvisëritë, marketet dhe restorantet në vend, përbën problem serioz. Kështu thonë nga sektori i biznesit dhe shoqatat humanitare sepse sipas tyre me ato ushqime mund të furnizohen numër i madh i njerëzve në nevojë. Ata kanë mirëpritur iniciativën për rregullimin ligjor të dhurimit e ushqimit.

Është mirë sa më shpejtë të rregullohet ky segment me një ligj të posacëm, por ajo që është diskutabile se si do të rregullohet me ligj, është pjesa e trajtimit të ushqimit pasi të dhurohet si dhe përgjegjësit e donatorit. Për momentin mendoj se për trajtim institucional nuk ka gatishmëri në Maqedoni dhe asociacionet shqiptare që merren më këtë, nuk kanë kapacitete por duhet vetë shteti të krijoj institucion për zbatimin e këtij procesi- tha Xhemail Dauti, Biznismen.

Nga Shoqata humanitare “Eurohuman” thonë se bashkëpunimi me prodhuesit e ushqimit do të mund të ndihmonte në tejkalimin e këtij problemi dhe adresimin e ushqimit tek ata që kanë nevojë.

Ushqimi që hidhet është problem i madh për ne dhe gjithë popullatën, por edhe për ne si shoqatë. Politikanët të cilët fryhen që do t’u ndihmojnë duke u premtuar asfaltimin e rrugëve, hapjen e çerdheve, harrojnë se ata gjëra nuk ta ngopin barkun, ka persona të cilët mezi kanë 2-3 ushqime në javë dhe përballën me varfërinë e cila nuk u troket në dyert e tyre por është mysafir i rregullt i tyre- tha Mukadeze Idrizi, shoqata humanitare Eurohuman Internacional.

Sipas të dhënave nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, në vit hidhen 5000 tonë ushqim,sasi me të cilën mund të ushqehen 13.000 njerëz, me 3 vakte në ditë. Franca ishte vendi i parë ku u ndalua ligjërisht asgjësimi dhe hedhja e ushqimit./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...