Helmohen dasmorët, 50 vetë përfundojnë në spital

Dasmat jo gjithmonë mund të shkojnëderi në fund me hare e gëzim: ato mund të përfundojnë edhe shumë keq.

Kështu u ka ndodhur 50 personave që janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal dasme në qytetin e Shijakut.

Ngjarja ndodhi pasditen e të hënes, por ajo është mësuar nga policia vetëm tre ditë më vonë. Të helmuarit i janë drejtuar repartin infektiv të spitalit rajonal Durrës, ku morën ndihmën e parë. Nga 50 të prekur, vetëm 12 prej tyre ndodhen ende të shtruar.

Pacientët shprehen se kanë qenë në dasëm dhe ushqimi iu është dukur i mirë, por shumë shpejt nisën problemet.

Shefja e repartit infektiv Nadire Jani tha se pacientët janë shfaqur me diarre dhe temperaturë të lartë.

Ndërkohë drejtoria e shëndetit publik ka nisur inspektimin e lokalit ku është zhvilluar dasma. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga lokali iu është thënë se nuk kanë më asnjë të tillë.

Tashmë pritet përfundimi i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit.

Nëse do të vërtetohet se helmimi erdhi nga ushqimi, pritet që të merren masa administrative ndëshkuese ndaj biznesit.

Një ditë më parë për këtë çështje ka nisur hetimet edhe policia, e cila ka marrë në pyetje pacientët e paraqitur në spital.

In : Aktuale

Loading...
loading...