“Heroi ynë shqiptar, legjendë”, vullnetari britanik në luftën e Ukrainës me fjalë të veçanta për ushtarin Toni

Vullnetari i njohur britanik në luftën e Ukrainës, mjeku Harrz Rowe, i njohur si Macer Gifford, së fundmi në Twitter ka shpërndarë një shkrim në lidhje me një luftëtarë të cilin ai pretendon se është nga Shqipëria, përcjell TV21. Gifford, i cili është pjesë i Legjionit të Huaj në Ukrainë e përshkruan shqiptarin Toni si një hero.StrugaLajm

“Një përshëndetje për shokut tim të betejës dhe heroin tonë shqiptar – Toni! Ai është një ushtar i fortë dhe kompetent, i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e tij. Unë kurrë nuk kam parë frikë në sytë e këtij njeriu. Ai është absolutisht lloji i personit që do ta dëshironit pranë në një betejë! Legjendë”, shkruan Gifford.StrugaLajm

Ndryshe, Gifford është mjek vullnetar në luftën Ukrainës, ai më herët ai ka shërbyer si vullnetar edhe në luftën e Sirisë, në periudhën e viteve 2015-2017./tv21.tv

In : Aktuale

Loading...
loading...