Hetimi për aksidentin has në problem, digjet një nga provat kryesore

Hetimi në Bullgari hasi në probleme që në fillim. Një nga provat kryesore për lëvizjen e autobusit, i ashtuquajturi tahografi u dogj në zjarrin e autobusit, thanë autoritetet. Bojko Ranovski, nga Agjencia Shtetërore e Automjetit thotë se në vendkalimin kufitar Kapitan Adreevo nuk janë evidentuar kundërvajtje në komunikacion për autobusin e djegur. Në cilësinë e provës do të përdoret edhe materiali nga kamerat e kalimit dhe agjencia e vëzhgimit rrugor, përcjell FLAKA.

Këqyrjen e parë të vendit të aksidentit ka bërë edhe sekretari i sigurimit të Pernikut, i cili ka mbërritur i pari me zjarrfikësit. Sipas tij, nuk ka dyshim se shkak i aksidentit është faktori njerëzor.

Zjarri i rënë është shkaktuar nga fërkimi i autobusit me bankinat. Sipas Pirgov, pranë sediljes së shoferit dukej se kishte tuba plot me naft, gjë që shkaktoi një shpërthim në autobus. Ata që kanë qenë ulur në sediljet e përparme kanë qenë të parët që janë djegur.

Ekspertët bullgarë janë duke analizuar edhe sigurinë e autostradës dhe vendosjen e sinjalistikës në pjesën e autostradës ku ka ndodhur aksidenti.StrugaLajm

Tragjedia ka ndodhur në orën dy në autostradën pranë fshatit Bosnek, 40 km në jug të Sofjes. 

In : Aktuale

Loading...
loading...