Humbet 4 vjeçari shqiptar në Zvicër

Një djalë 4 vjeçar nga Kosova me banim në Zvicër është zhdukur që nga dje.

Zeneli po luante të enjten pasdite me nënën dhe fëmijët e tij të tjerë në një shesh lojërash në Wildegg kur papritmas u nda nga nëna e cila menjëherë ka lajmëruar Policinë, raporton 20 minuten.StrugaLajm

Policia dhe zjarrëfikësit nuk kanë ndalur kërkimet dje deri në mesnatë. Poashtu, një helikopter me kamera termike të imazhit fluturoi mbi këtë zonë.StrugaLajm

Ekziston frika se 4 vjeçari mund të ketë rënë në ndonjë lum apo liqen pasi që ka shumë të tillë në atë zonë.

In : Aktuale

Loading...
loading...