Hipokrizi totale, Talat Xhaferi lëpiu atë që pështyu me ligjin për shtyrjen e regjistrimit

Shkruan, Halil Snopçe – Deputet i ASH-AAA

Pasi që kryetari i Kuvendit u lavdërua publikisht në emision televiziv duke i rënë tavolinës se shtyrja e regjistrimit nuk mund të ndodh dhe të nesërmen ishte i detyruar që të ndërrojë qëndrimin duke përgatitur një skenar për shtyrjen e tij dhe duke i thyer të gjitha procedurat për të cilat fliste në po të njëjtin emision, tani i duhej diçka me të cilën do të defokusojë opinionin prej rezillëkut në të cilën hyri, pa mos e detyruar askush. Duke e parë se është e patjetërsueshme që të bëjë diçka me të cilën do duhet shpërlarë veten e tij dhe të paraqitet si ai trimi që si trembet syri, ashtu siç ushtroi skenarin për mosmarrjen e imunitetit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski ashtu edhe tani, popullata për së dyti herë u bind që është vetëm një figurë të cilin e dirigjon dikush tjetër dhe qëndrimet i ndryshon në formë të teledirigjuesit që e kontrollojnë të tjerët.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...