HISTORIA E SHQIPTARIT QË U ARRATIS ME NOT NË LIQENIN E OHRIT!

Liqeni i Pogradecit shfaqet i plotë e i madhërishëm menjëherë sapo del mbi Qafën e Thanës. Pranë, në makinë kam edhe një burrë të fortë, zeshkan, flokë e mjekërbardh, i cili drithërohet menjëherë sapo sheh valët e lehta.

Eshtë Robert Rado. Një nga qindra të arratisurit e kohës së Enverit. Ikja e tij ka qenë spektakolare, me not nga Pogradeci, por edhe kalvari i vuajtjeve ka qenë po i tillë, madje me një dhimbje më shumë se të tjerët. Ai e sfidoi diktaturën komuniste, vuajti, por ndjenja për lirinë ishte më e fortë.

TAKIMI

Me Robert Rado jam njohur krejt rastësisht para pak ditësh  në breg të liqenit duke bërë plazh . Një miku i Robertit ,Edmond Karanxha  ngrihet i shqetësuar dhe shikon që Roberti që ishte futur në liqen për të notuar kishte mbi dy orë  që notonte dhe nuk dukej gjëkundi mbi sipërfaqen e liqeni. Së bashku me Edmondin qëndruam, shkuam tek moli dhe vetëm pas më shumë se 20 minutash u duk një kokë thinjoshe mbi sipërfqen e kaltër të liqenin.

Edmondi mori frymë thellë dhe tha ja ku po vjen ai është. U ulëm në një lokal në breg dhe po pinim nga një kafe; i thamë se na shqetësoi pasi kishte më shumë se dy orë që notonte. “Po unë e kam kaluar me not në vjeshtë këtë liqen e jo tani”, thotë Roberti. Ai është tip modest nuk ka folur ndonjëherë në media për historinë e tij, por këtë rradhë pranon. Ndoshta koha, ndoshta malli, ndoshta janë shumë gjëra që lidhen mes tyre, që e bëjnë Robertin paksa të brishtë dhe të hapur.

– Si u niset Robert?
Ka qënë data 22 shator dhe pasi e kishim lidhur fjalën me Besnik Zekthin ( vëllain e Besim Zekthit) se do të arratiseshim nga liqeni i Pogradecit. Besniku ishte notar , ai  ishte edhe komunist, por nuk e donte regjimin. Data 22 shatotor 1986 shërbeu si datë çmallje me njerëzit e dashur, por pa ju treguar se do të arratiseshim. Unë  mora djalin tim të vetëm Kreonin, i cili atëhrë ishte vetëm katër vjeç së bashku me disa nipër dhe mbes a që i doja shumë dhe i çova me biçikletë pranë një dyqani akulloresh në afërsi të korpusit të Universitetit.

Më pas Kreoni më kërkoj që ta hypja në një motor madje bëmë edhe një foto …Më 23 shator 1986 herët në mëngjes me Besnikun i hipëm trenit për të shkuar nga Tirana  në Pogradec. Mbërritëm në mesditë në Pogradec. Bëmë plazh dhe e vendosëm që të niseshim pikërisht këtu sapo të binte mbrëmja. Rreth orës 20 të mbrëmjes sapo ra nata u lëshua i pari Besniku. Ai i zhveshi rrobat dhe i vendosi poshtë një tubi të trashë çeliku ku merrej ujë nga liqeni për vaditje.

Sapo u nis Besniku pas pesë minutash u futa edhe unë në liqen, por u hodha me gjithë rroba. Në breg lashë vetëm një çantë sportive  dhe brenda kisha një thikë të vogël. Rrobat i hoqa nga trupi duke notuar. Notuam të shkëputur nga njëri tjetri. Kufiri kontrollonte liqenin me dy prozhektorë të fuqishëm. Sapo shikoja prozhektorin zhytesha në ujë, por nëpërjet tyre u orjentova. Fillimisht eca drejt thellësisë më pas preva diagonale në drejtim të Tushemishtit. Mbaj mend që kam notuar rreth 5 orë kur kam dalë në bregun tjetër rreth orës 1 pas mesnate. Isha i cfilitur, po ngrija, kisha qëndruar pesë orë në ujë, që nuk ishte si tani në verë pasi kishin filluar shirat e vjeshtës

-Ku shkuat pasi dolët matanë kufirit?
Pashë një zjarr pranë një kopshti. U afrova pranë zjarrit për t`u ngrohur. Aty duket ishte një roje që ruante kopshtin me mollë, i cili u tremb nga unë kur më pa të zhveshur krejt. Unë e kupotova që do të lajmëronte policinë dhe qëndrova aty pa lëvizur duke u ngrohur rreth zjarrit. Rreth orës 5 të mëngjesit, vjen një xhip me dy policë dhe një civil dhe më marrin dhe më çojnë në burgun e Ohrit.

-Sa kohë qëndruat në burg?
Më nxorën para gjykatës dhe më dënuan me një  muaj burg. Unë ju kërkova në gjyq statusin e një të burgosuri politik që kishte qënë në burgun e diktaturës komuniste .StrugaLajm

-Pse kishit qënë herë të tjera në burg?
-Po dhe dy herë të tjera për tentativë arratisje madje tentativa e parë ka filluar kur unë isha 16 vjeç kur së bashku me dy shokë bëmë një trap për t`u futur në një anije të huaj dhe të fshiheshim në vapor deri sa të shkonte anija në Itali, por atëherë e quajtën si punë kalamajsh dhe bëra vetëm një muaj burg. Më pas tentova së bashku me tre shokë të arratiseshim nga Rakicka e Devollit por na spiunoi dikush dhe na arrestuan në kufi. U dënova 8 vjet burg në burgun e Spaçit .

-Ja u dhanë statusin gjykata e Ohrit (Jugosllavia)?
Jo. Një muaj kam parë një terror psikologjik të paparë në hetusi. Ata ishin të bindur se neve na kishte hedhur sigurimi i shtetit shqiptar si agjentë dhe nuk besonin se kishim kaluar liqenin me not. Kështu më datën 16 tetor na morën me një skaf dhe na futën në mes të liqenit së bashku me një ekspert noti dhe të dy me Besnikun (me të cilin u takova në burgun e Ohrit edhe ai ishte dorëzuar në polici dhe kërkonte statusin e emigrantit politik) na lëshuan në liqen dhe na thanë të përshkronim me not një distancë prej disa orësh. Ne e kryem distancën dhe ata u bindën që kishim kaluar nga liqeni me not .

-Po më pas çfarë ndodhi?
Na transferuan pas një muaj në Beograd. Edhe aty vazhdonte dhuna psikologjike nga hetuesë të ndryshëm civilë që na merrnin në pyetje. Unë ju kërkova një mjek pasi kisha dhimbje të veshkave, por nuk më sollën. Pas një muaji në kampin e refugjatëve aplikuam, unë dhe Besniku, për në SHBA. Fillimisht qëndrova në Detroit, pas një viti shkova në Nju Xhersi dhe një vit tjetër në Kenerike dhe më pas në Boston, ku vazhdoj të jem edhe sot. Në vitin 1990 kam punuar tek restoranti i famshëm i Vipave të shqiptarit Antonio Athanas si kamarier.

Po familja e mori vesh arratisjen?
Po, pas një viti kam gjetur një kosovar dhe i kam thënë që nga Durrsi të postonte një letër me një foto brenda për në Skrapar tek njerëzit e nuses. Letra iu mbërriti dhe kështu ata e morën vesh.

-Si e tërhoqët famijen në Amerikë?
Pas shthurjes së sitemit, gruaja së bashku me djalin u futën në korrik të 1991 në ambasadën italiane dhe më pas unë i tërhoqa në Boston. Ëshë një moment i tmerrshëm; djali nuk më njohu kur më takoi, më qëndronte si i huaj …

Më pas jeta vazhdoj me dinamikën e saj. Kreoni djali ynë i vetëm, ishte drita e gëzimit. Ai u shkollua, por me një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë. Në sendet e tij personale ishte një flamur shqiptar që ai e merrte me vete ngado që shkonte. Kreoni ndonëse iku i vogël nga Shqipëria, vetëm 7 vjeç, gjithmonë kujtonte një fjalë që i kishte vrarë shpirtin sa kohë; shokët i thoshin në klasën e parë, “Këtij i është arratisur babi”.

-Në Amerikë pasi u bashkuat me familjen  gjithçka ndryshojë për mirë?
Fillimisht ashtu ka qënë djali më solli një gëzim të paparë. U rrit, u edukua, u shkollua dhe punoi për 5 vjet si marins në flotën detare në Virgjinia, por pikërisht në fund të këtij misioni, pikërisht dy vite më parë më datën 31 gusht 2011 djalin Kreonin, pjesën më të mirë të jetës sime, në moshën 27 vjeçare e humba nga një aksident (qan me dënesë. Tregon për një video nga ceremonia mortore dhe letrën ngushëlluese të Presidentit të SHBA, Barak Obama).

– Ju vini dy muaj çdo verë  nga Amerika për t’i kaluar këtu. Pse kaq i lidhur me Pogradecin dhe me liqenin e tij?
Tek ky liqen unë gjeta lirinë time të munguar në diktaturë dhe tek ky liqen unë dua që të vdes, ja kështu duke notuar me orë të tëra… Sa më thellë shkoj, më duket sikur i afrohem djalit tim Kreonit sikur bashkëbisedoj me shpirtin e tij aty midis valëve të liqenit…

In : Aktuale

Loading...
loading...