Holandezi në Ohër përplas traktorin me pemën dhe përmbyset

Më datë 11.08.2022, në SPB-Ohër është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Gorno Konjsko të Ohrit, ka dalë nga rruga një traktor T3, ku janë lënduar dy persona. Nga kqyrja e kryer është konstatuar se drejtuesi i mjetit U.V.J.(25) nga Holanda, ka humbur kontrollin, ka përplasur një pemë, pas së cilës automjeti është përmbysur. Shoferi dhe pasagjeri V.J.M (22), nga Holanda, janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku janë konstatuar me lëndime të rënda, thuhet në njoftimin e MPB-së së Ohrit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...