Horror në një fshat të Shkupit, vëllai përdhunon motrën, pastaj e ther me thikë

Një akt i tmerrshëm ka ndodhur dje në Shkup, kur në një fshat afër kryeqytetit vëllai e ka dhunuar seksualisht motrën e tij, e më pas edhe e ka therë me thikë në dorë. Për shkak të mbrojtjes së dinjitetit të viktimës, policia nuk ka njoftuar emrin e fshatit ku ka ndodhur rasti, shkruan Gazeta Lajm.

“Më datë 17.10.2017 ora 13 e 30 minuta, në stacion policor, P.N. (26) nga një fshat në rrethinën e Shkupit ka paraqitur se një ditë më parë në mesditë, deri sa ka qenë vet në shtëpi, nga mbrapa i është afruar vëllai i saj R.N. (27), ia ka mbyllur gojën me dorë, e ka zhveshur dhe e ka përdhunuar”, njoftoi MPB.

Pas këtij akti të tmerrshëm ai e ka kërcënuar se do ta vrasë nëse i tregon ndokujt. Në orët e mbrëmjes ka ndodhur zënkë mes vajzës dhe vëllait të saj dhe nënës së tyre. Pas zënkës, vëllai fizikisht e ka sulmuar motrën e tij, kurse më pas ka marë një thikë dhe e ka therë në gishtat e dorës. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...