Horror nëpër rrugët e Gjermanisë, së paku shtatë të vdekur nga aksidentet

Gjermania ka përjetuar rëndë ndryshimin e motit. Temperatura të ulëta, errësirë, shi i ftohtë dhe arritja e dimrit, gjatë kësaj fundjave kanë shkaktuar aksidente të shumtë me pasoja të rënda.

Së paku shtatë persona e kanë humbur jetën nëpër rrugët e Gjermanisë, ndërsa shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda! Veturat kanë rrëshqitur nëpër kthesa duke goditur ato të tjerat në anën e kundërt. Ja edhe një bilanc i fatkeqësive:

Në autostradën A93, mbrëmjen e së premtes në afërsi të Nabburg (Bayern) një vozitës me veturë BMW e ka goditur kamionin pna ana e pasme. Veturën e përfshinë zjarri, ndërsa vozitësi i bllokuar në veturë e humbë jetën nga flakët. Bashkudhëtari i tij është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin më të afërt!

Natën në të dielë, një veturë e llojit Mercedes e drejtuar nga një vozitës 62-vjeçar, ka rrëshqitur dhe ka dalë nga ana tjetër e rrugës, duke u përplasur me një veturë të llojit Ford. Ngjarja ka ndodhur në austostradën e mbuluar me dëborë B12 në afërsi të Kaufbeuren (Bayern), me ç`rast jetën e ka humbur 62-vjeçari, ndërsa me plagë të rënda në spital janë dërguar udhëtarët e Fordit të moshës 36, 32 dhe 28-vjeçare.StrugaLajm

Në Dörzbach (Baden-Württemberg) një djalosh i ri 17-vjeçar si bashkudhëtar është lënduar aq rëndë, sa që ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vozitësi 21-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Sipas policisë lokale, vozitësi ka rrëshqitur nga rruga duke e goditur një pemë, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas hetimeve fillestare në këtë aksident ka ndikuar shpejtësia e madhe dhe alkooli.

Në një rrethrrotullim të Berlinit në A10, mëngjesin e së dileës janë përplasur dy vetura njëra me tjetrën, për shkak të akullit në rrugë. Për fat të mirë aksidenti ka kaluar pa lëndime të mëdha, me përjashtim të një personi që është lënduar.StrugaLajm

Në një aksident në Heek, një vozitës 31-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi në një kthesë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë. Vozitësi nuk u ka mbijetuar plagëve.

Një vozitës 36-vjeçar e ka shpërfillur të drejtën e një vozitësi tjetër 26-vjeçar në Ravenstein (Baden-Württemberg) para autostradës A81. Gjatë kësaj, jetën e kanë humbur 36-vjeçari dhe bashkudhëtari i tij. Në aksiedent gjithashtu nuk ka mundur të mbiujetojë edhe qeni që ka qenë në veturën e tyre.

Mbrëmjen e së shtunës, dy këmbësorë kanë qenë duke kaluar rrugën në Mühlheim (Hessen), kur papritmas i godet një veturë. Grauaja 57-vjeçare ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shoqëruesi i saj 62-vjeçar është dërhuar në spital me lëndime të rënda. Vozitësi ka qenë duke udhëtuar me shpektësi të madhe por edhe ka qenë nën ndikim të alkoolit, pohojnë nga policia gjermane. (Shtegu.com)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...