Hulumtim: Maqedonasit janë populli i dytë më i zemëruar në Evropë

Qytetarët maqedonas janë në vendin e dytë në listën e njerëzve më të zemëruar në Evropë, sipas Global Emotion Report të Gallup, një kompani amerikane shumëkombëshe analitike dhe konsulente e njohur për sondazhet e opinionit publik në mbarë botën.

Kur bëhet fjalë për zemërimin, Turqia renditet e para në Evropë, ku 34 përqind e banorëve shprehin njëfarë zemërimi çdo ditë, ndërsa maqedonasit janë të dytët, me 26 përqind të të anketuarve që thonë se ndihen të zemëruar gjatë ditës.

Pas turqve dhe maqedonasve, pasojnë shqiptarët dhe malazezët me 24 përqind dhe spanjollët me 23 përqind.

Nga mjedisi ynë, Bullgaria, Serbia dhe Kosova janë diku në fund të listës, pra nga 11 deri në 13 përqind e qytetarëve të këtyre tre vendeve janë shprehur se ndjejnë zemërim gjatë ditës. Tek grekët kjo shifër është 21 përqind.StrugaLajm

Vendet me përqindjen më të ulët të zemërimit në baza ditore në Evropë janë Finlanda dhe Estonia me 7 përqind, Portugalia me 8 përqind dhe Holanda dhe Kroacia me nga 9 përqind.

Indeksi i përvojës pozitive dhe indeksi i përvojës negative janë llogaritur nga sondazhet në 142 vende dhe zona në vitin 2023.

Rezultatet e vitit 2023 bazohen në intervista telefonike dhe ballë për ballë, si dhe anketa në internet me mbi 1000 të anketuar për çdo vend ose zonë.

Përveç ndjenjës së zemërimit, të anketuarit janë pyetur edhe nëse ndjejnë trishtim, stres, shqetësim, dhimbje fizike, kënaqësi, nëse pushojnë mirë, nëse kanë mësuar diçka gjatë ditës dhe nëse janë trajtuar me respekt.

In : Aktuale

Loading...
loading...