Humb jetën 77-vjeçari zviceran në Shëngjin, pësoi arrest kardiak sa u fut në det

Një 77-vjeçar zviceran ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se sapo E.S 77 vjeç, ka hyrë në det, ka pësuar arrest kardiak duke ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.StrugaLajm

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...