HUMB JETËN NË AKSIDENT 26-VJEÇARI SHQIPTAR NË AMERIKË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 26 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik Kajtazaj me origjinë nga Kosova, ndërsa në aksident ka mbetur i plagosur bashkëmoshatari i tij. Mediet e huaja raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.StrugaLajm

Dy të rinjtë po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, tha policia, pasi shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë. Nga përplasja e fuqishme 26-vjeçari ndërroi jetë në vend.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...