Humb jetën në aksident turistja në Pogradec

Një turiste italiane ka humbur jetën në një aksident që ndodhi pasditen e sotme në aksin Pogradec – Lin. 31-vjeçarja nga Milano e identifikuar si Elena Radelli po udhëtonte me një motor kur është përplasur me makinën tip Benz që drejtohej nga Artan Bali, një 33-vjeçar banues në Lushnje.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe vajza e re ka pësuar dëmtime të rënda në trup. Ajo ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

StrugaLajm


Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve turistja italiane nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë. Policia tha se arrestuan në flagrancë drejtuesin e makinës. Policia thotë se po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

In : Aktuale

Loading...
loading...