Hyjnë për të vjedhur në dyqan, shqiptarëve në Basel iu ndodh e papritura

Më 11 shtator, 2020, rreth orës 10.30 pasdite, dy burra hynë në një dyqan në Spalenberg të Baselit.

Autorët e dyshuar u arrestuan në flagrancë, raporton polizei.news, përcjell Bota sot.

Policia u njoftua se dy hajdutë ishin në një dyqan. Policia më pas rrethoi pronën dhe vuri re dy burra që po përgatiteshin të dilnin nga dyqani me çanta shpine.

Derisa njëri nga të dy u arrestua menjëherë, tjetri iku, por më vonë u ndalua nga policia. Të arrestuarit, shqiptarë, njëri 16-vjeçar dhe tjetri 19 vjeçar, kishin mjete vjedhjeje dhe disa çanta shpine me sende të ndryshme të vjedhura.StrugaLajm

Disa patrulla policie dhe një qen shërbimi ishin në detyrë./BS

In : Aktuale

Loading...
loading...