I dënuar por ende nuk është shkarkuar, Ixhet Memeti do të marrë edhe një pagë

Ixhet Memeti do të marrë pagë edhe për muajin gusht. Arsyeja për këtë është se Kuvendi ende nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e tij si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Funksionari shumëvjeçar pranoi se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në një lëndë, andaj u dënua me dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë për të punuar për tre vitet e ardhshme.

Nga Kuvendi pohojnë se ende nuk ia kanë konfirmuar dorëheqjen Memetit. Thirren në Rregulloren se këtë do ta bëjnë në seancën e parë të radhës.

“Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se bartësit të funksionit publik apo ndonjë funksioni tjetër, mandati i ndërpritet ditën e mbajtjes së seancës”, thuhet në rregulloren e Kuvendi, neni 121.StrugaLajm

Seanca e ardhshme e Kuvendit është caktuar për më 3 shtator.

In : Aktuale

Loading...
loading...