I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës – INA ONLINE

Për fushatën “Kosovarët therrin zviceranët”, sekretari i përgjithshëm i SVP-së, Martin Baltisser, ishte dënuar për “denigrim të një grupi etnik dhe thirrje për urrejtje dhe diskriminim

Larg zhurmës së zgjedhjeve të Këshillit Federal, është edhe një tjetër pozicion prestigjioz në nivelin më të lartë federal i cili do të ndahet më 13 dhjetor. Parlamenti pra do të zgjedhë kancelarin e ri federal, d.m.th., kreun e pozitës së stafit të qeverisë së shtetit, për katër vjet, transmeton albinfo.ch.

Ky funksion, në varësi të interpretimit – kryesisht përshkruhet si post i kryeadministratorit federal. Kancelari zakonisht prezantohet bashkë me Këshillin Federal, qeverinë e vendit por nuk ka fuqinë e ministrave që përbëjnë qeverinëStrugaLajm

Pretendimet e SVP-së tashmë dihen. Partia më e madhe në vend nuk ka mundur asnjëherë ta zërë këtë post. Tashmë qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm, por një gjë bie në sy: Siç raportojnë disa burime për SonntagsBlick, i preferuari i kryesisë së SVP-së quhet Martin Baltisser.

In : Aktuale

Loading...
loading...