I dështon martesa,ja çfarë bën me 30 mijë dollarët e dasmës

Një grua nga Indiana në SHBA, nuk ka dashur që martesa e anuluar të shkojë dëm. Për këtë arsye, Sarah Cummins, ka organizuar një festë për personat e pastrehë.

Ajo ka deklaruar se ka anuluar martesën me ish-të dashurin e saj, për arsye që nuk i ka bërë publike dhe në vend të saj ka menduar të organizojë një festë me njerëz të panjohur.
Ajo ka thënë se një nga arsyet ka qenë se marrëveshja 30,000 dollarëshe që kishte bërë me pronarët e lokalit ku do të mbahej dasma ishte e panegociushme ndaj krijoi një festë tjetër.
Ajo tha se mendoi që ushqimin për 170 persona, të hante dikush tjetër pasi dasma nuk do të mbahej.
“Për mua, kjo ka qenë një mundësi t’ju tregoj këtyre personave se ata e meritojnë të jenë në një vend të tillë, si çdokush tjetër”, ka thënë Cummins, 25 vjeçare.
Njëri nga të mysafirët ka thënë së është i lumtur që është ftuar.
“Për shumicën nga ne, është mirë që të shohim se çka mund të kemi, ose çka kemi pasur dikur”, ka thënë Allen


Loading...
loading...