I iku policisë, dhunshëm me veturën kaloi kufirin me Shqipërinë

Ministria e punëve të brendshme  (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se një veturë “Golf” nuk ka respektuar sinjalin e policisë për ndalesë në Resnjë, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 gusht, në ora 01:38, në Resnjë në rrugën “Korçulanska”, tek vendi i ashtuquajtur “Granit”, pas sinjalizimit të punonjësve policorë, nuk është ndalur vetura “Golf” me tabela të Ohrit”, raportoi policia.

Policia gjithashtu sqaroi se kjo veturë pastaj dhunshëm ka kaluar me shpejtësi të madhe në kalimin kufitar Stenje. Ai gjatë kalimit kufitar ka thyer edhe traun për ndalesë. Pikërisht me shpejtësi është futur edhe në territorin e Shqipërisë.

“Rreth orës 02:25, rreth një kilometri nga kufiri, vetura është gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë”, raportojnë nga policia, duke sqaruar se po punohet në zbardhjen e rastit.

Loading...
loading...











Loading…


loading…