I ngacmuan shoqen në ‘club’, shqiptari i qëllon me armë jashtë lokalit (VIDEO)

Mbasi u përshkallëzua sherri për femrat brenda lokalit të natës, ai kishte marrë një pistoletë dhe kishte tërhequr këmbëzën. Për fat të mirë, plumbi nuk kapi askënd, por shkaktoi panik.

Ngjarja ndodhi më 5 korrik të këtij viti, jo shumë larg restoranti në Via Borromeo në Rho (zona Pantanedo) të Italisë, ku përfundoi në pranga 32 vjeçari shqiptar Vilson M.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, lufta nisi pas qortimit të një klienti ndaj një klienti tjetër që po ngacmonte disa vajza.

Një pjesë e sherrit dhe të shtënat u regjistruan nga kamerat e sigurisë së një lokali aty pranë.

Falë imazheve dhe dëshmive, hetuesit mbërritën tek 32-vjeçari. Ai rezultoi i përfshirë edhe në trafikun e drogës.StrugaLajm

Për këtë krim, më 24 korrik 2020 ai u ndalua në fund të një ndjekje të shkurtër midis Bollate dhe Baranzate, gjatë kontrollit agjentët gjetën pothuajse 200 gramë kokainë.

Hetimet e mëtejshme, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën tip pistoletë me të cilën ai qëlloi, një “Beretta”, e kalibrit 7.65. Nga një kontroll i bazës së të dhënave, arma u vodh marsin e kaluar nga një shtëpi në provincën e Piacenza.

In : Aktuale

Loading...
loading...