I nxorrën video-Sexy, politikani largohet nga politika

Ivan Begiq, një politikan aktiv boshnjak në Banja Llukë është përshëndetur nga politika, pasi që i është nxjerrë një video intime pornografike.

Begiq si anëtar i Partisë Demokratike Përparimtare (PSP) ka thënë se videoja private është një cënim për personalitetin e tij dhe se ai pas kësaj ka përfunduar në spitalin psikiatrik, për shkak të përjetimit të rëndë të saj, përcjell INA.StrugaLajm

Bëhet fjalë për një video material që nuk është publikuar në asnjë media boshnjake, por ajo është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, tek gazetarët dhe personalitete të ndryshme publike. Videoja ka qarkulluar edhe nëpër grupe private në Viber, messenger dhe aplikacione tjera, shkruan portali Klix.ba.StrugaLajm

Begiq ka kërkuar që gjithçka të publikohet dhe se ai është i vetëdijshëm se videoja do të publikohet. Ai ka thënë se muaj të tërë ka qenë i nën[muar dhe shantazhuar përmes maltretimeve psiqike dhe kërcënimeve. Politikani i ri boshnjak ka thënë se videoja vjen nga kundërshtarët politik, por ai shtoi se persona të caktuar kanë kërkuar 250 mijë euro që mos tia shpërndajnë videon.

In : Aktuale

Loading...
loading...