I vuri gjobë, shoferi del nga makina dhe bën për spital policin

Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti i cili u ndëshkua me gjobë për një kundravajtje administrative.

Kjo ngjarje ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës rreth orës 12:00.

Efektivi i policisë rrugore të Lezhës me iniciale N.N ka ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit një automjet tip mercedez brenda të cilit ndodheshin 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar gjobën e policit.StrugaLajm

Drejtuesi i mjetit është përplasur edhe fizikisht me efektivin e policisë, i cili ka thirrur menjëherë forcat e rendit për mbështetje.StrugaLajm

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë duke bërë shoqërimin e 4 personave që ndodheshin në automjetin tip mercedez, ndërsa bëhet e ditur se vetëm dretuesi i mjetit është ndaluar për këtë ngjarje.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...