Ibrahimi i PDSH-së ka një lutje deri tek i riu shqiptar

Nënkryetari i PDSH-së, Orhan Ibrahimi përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje të rinjve që të mendojnë mirë dhe të mos bien pre e siç ka shkruajtur liderëve mashtrues dhe përçarës.StrugaLajm

“Vetting! Origjina: Nga anglishtja, vetting, kontrolli i imtësishëm i figurës së dikujt përpara se t’i ofrohet një pozicion, një titull, një çmim, etj. Tek ne, në Maq. Veriorore ku e mira me të keqen, besnikria me pabesinë, e vërteta me gënjeshtrën, profisionisti me matrapazin, vlera me antivlerën janë përzier dhe gati janë bërë një, vettingu len vetëm për t’u dëshiruar. Lutje deri në përulsi deri tek i riu shqiptar, ” bëje vettingun e duhur”: Refuzo “lider”dhe “organizime” ku pabesia dhe përçarja shiten si vlera. Ky soj dhe këto organizime në vete mbajnë gënjeshtrën, mashtrimin, hajninë, djallëzinë, nuk njeh fe dhe vatan. Duke bërë vettingun e duhur, duke rrespektuar e punuar me përkushtim për ta njohur veten, njëri tjetrin, familjen, do ti hapim mundësi aspiratave për liri, mirqenie, barazi, dinjitet,drejtësi dhe demokraci.”, ka shkruar Ibrahimi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...