IFTARI I RAMAZANIT PROMOTOR I POLITIKAVE TE USHQIMVE VENDORE-NACIONALE

Taxhudin Hamidi -Tetovë

Padyshim se agjerimin islam e determinon drejtë plotesimi i Iftarit.

Iftari me arsotimanet dhe produktet vendore ushqimore e përfundonë plotësimin e agjerimit islam mbrenda një dite të kërkuar nga ligjet dhe shkolla e Ramazanit.

Nëse do të mungonte konsumimi i iftarit agjërimi i Ramazanit sigurisht se do paaftesohej të realizohet si obligim fetarë.

Sepse, mungesa e iftarit anulon detyrimet fetare dhe ata marrin karakter interegnumi ligjorë, për derisa kushtet e Iftarit nuk përfshijnë mjetet e ushqyese të agjëruesit.
Paaftesia e angazhimit ne artikujt e iftarit do të humbte shpresat fetare tek agjeruesi islam.
Iftari si një angazhim mendorë drejtë zhvillimit të produkteve ushqimore.
Muhamedi Alejhiselam si brend të kohës se tij favorizoi hurmat si kulturë ushqyese për hapjen e iftarit.

Duke insistuar që banorët e Medines t’i motivojë në ruajtjen e prodhimeve dhe produkteve vendore.
Muhamedi Alejhiselam ne hadis thote: ” Besimtari ka dy gezime, gezimin e iftarit dhe gezimin kur do te takohet me Krijuesin e tij”.
Kultura dhe civilizimi i cdo populli karakterizohet me menin dhe llojet e ushqimit.
Sepse kjo e karakterizon me punën dhe dashurin e vendit dhe prodhimet e vendit të tij.
Kete karakteristike nacionale të arsotimaneve ushqyese, e pajisë katalogun tonë si shqiptarë muaji i Ramazanit me përgatitjen e tij gjatë iftarit.
Organizimi i iftarit gjatë muajit të bekuar na detyron të mendojmë dhe kundrojmë se sa promovohen artikujt e ushqimeve tona nacionale gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Të agjëroshë me produktet ushqimore vendore të prodhuara nga populli dhe duart e bujqeve dhe etnisë dhe vendit ku jetosh është një agjërim me kompresiv dhe i deshiruar te Allahu xh.sh.
Muhamedi Alejhiselam përmes iftarit dhe ceremonisë së saj ka motivuar ashabët e tij që prodhimet e tyre nacionale të vendosen si bartës të promovimit agrarë, me afinitete te agjërimit të preferuar dhe të plotësuar në dy botrat dunja -ahiret!
Me keqardhje sot iftari na kujton humbjen e resurseve dhe rendimenteve ushqimore.

Iftari dihet të na kujtojë kohën kurë çdo shtëpi shqiptare ishte në vetet një kompani ushqimore dhe një repar familjarë.

Ku të gjithë antart e familjes, nga fëmiju gjashtë vjeçarë e deri tek pleqët e moshuar kryenin ndonjë detyrë në shtëin shqiptare.

FILOZOFIA E IFTARIT NE RUAJTJEN E INDUSTRISE TE PRODUKTEVE USHQIMORE

Filozofija e agjerimit përmes iftarit, angazhon në mënyrë të vazhdueshme, kujtesën e popullit tonë që të mos harojmë kapacitetet e pollogut,pellagonise dhe fushëkosovën apo “gjigantin e bukës kosovare”!
Një sloven nga Lubljana,i cili ka shkruar për liqenin e Ohrit, ne një fusnotë të punimit të tij, ka theksuar vlerat e pelagonise dhe pologut.
Ai ka potencuar se Pologu dhe Pellagonia, si kapacitete buqësore në raste të ndonjë katastrofë stihike ne evrope, janë të gatshme të ushqejnë evropën për disa muaj…!?

IFTARI ME NUMERIN E PRODUKTEVE TONA VENDORE

Muaji I Ramzanit na mundësonë që të rrahim problematikat e politikës ushqimore mbrenda kombit tonë.

Sa ne këtë e bëjmë?

Kur dime se shkenca e biologjisë, ka regjistruar në katalogjet e tyre me ilustrime mbi 80 000 bimë, nga këta 10 % përdoren në kuzhinën botrore.

Nxënësit tonë në mektebe dhe shkolla, a janë në gjendje të numrojnë dhe njohin tre mibë ushqyese të vendit ku atat jetojnë.

Nëse, këtë nuk dinë atëherë çfarë perspektive për ekzistencën e tyre ne u kemi siguruar në të ardhmen.StrugaLajm

Ramazani si shkollë, ka për qëllim këta nimete të dhuruara nga Zoti t’i njohim, ruajmë, dhe kultivuar.

Kurse sot nëe keta ditë të agjërimit, kur shtrojme Iftarin a kemi numruar si familje muslimane shqipatre, sa angazhohemi në prosperitetin i vendit dhe popullit.A kemi numruar sa artikuj ushqimorë janë me prejardhje vendore dhe shqiptare.
Iftari do të ndihmojë që ne të ngritim nivelin e duhur të industrisë ushqimore në vendbanimet shqiptare.
Ky dimenzion patriotik i filozofisë se iftarit do të na ndihmoje të ngulfatim dhe devastojmë ëndrat e rinisë sonë që pas diplomimit të përgatisën valixhet për në gurbet.

IFTARI PROMOVON INICIATIVËN PËR IFTARE ME PRODUKTE NACIONALE

Duhet te fillojë indusutria hotelerike me promovimin si psh.:”Një iftarë i përgatitur me produkte inkluzivisht nga fusha e pologut”.
Ky mendim sigurisht se do te ishte edhe nje hap i ri në muajin e Ramazanit që ne përmes IFTARIT si obligim islam dhe ibadet te promovojme iniciativën e zhvillimit të turizmit me produkte nga Pologu.
Kjo d’të ishte një ide që së paku emigrantet ekonomik shqiptare në vendet e perendimit, të investonin në një Iftarë me produkte inkluzive nga vendilindja.

Këtë vit është e pamundur të realizohet një projet i tillë nga përkufizimet e komunikimit që shkaktoi pandemia Covid19.
Ndonëese është frapante të përmendim se, mungesa e ujit të Sharit dhe te bunareve- puseve nga oboret tona para hapjes së iftareve garanton, një perspektive në resurset tona shqiptare parekselans!
Filozofia e angazhimit mendore ne pergatitjen e iftarit, këtë amnezion historik – harese nuk ia lejon agjeruesit shqiptare, si nga aspekti fetarë,njerzorë dhe kombëtarë.
Gjatë Ramazanit, pini ujin e burimeve tona te perkujtojme stergjisherit tanë bujar.
Të cilët jo që mendonin për ushqimin e shëndetshëm por, ata u siguronin edhe shpendëve ushqim.
Ata thonin :” Nëse nuk hanë njerëzit, do të hanë shpendët”.
Ilustrimin e dashur që e mësonim nga Abetarja me tematikë instruktive është tepër i dobishë.

Ky ilustrim u harua nga edukatorët dhe pedagogët e nderuar!?

Të cilat janë ndërtimi fundamental i identitetit tonë shqipatrë.

Ilustrimi në Abetaret e vjetra dukej…:
Kur një fëmij e sheh një plakë duke mbjellë një pemë, dhe i thotë:Kjo pemë pas njëze vite do të bëj kokra-fruta, përse e mbjellë.
Plaku i urtë i përgjigjet:Unë kamë hëngër nga ata që kanë mbjellë para meje, kështu që ju të hani nga mundi im!
Kurani ne Suren Enbija përmendë ujin si burim i jetes.
Andaj agjerues te nderuar burimi i jetes nuk mundet te huazohet dhe eksportohet apo te diskualifikohet si produkt zhvillimore dhe jetik-ekzistencial.
Gjithashtu Kurani ne shume ajete permend (kulu min ttajjibati), “ ushqeheni nga ushqimet e shendetshme”.

AFIRMIMI I USHQIMIT TE SHËNDETSHËM POROSIA E RAMAZANIT-IFTARIT

Filozofija e iftarit në kontinuitet gjatë çdo Ramazani ruan programet ushqyese me produkte dhe rendimente te prodhuara nga duart e palodhshme te popullit tonë buajr, te shendosha dhe te pa kontaminuara.
Nje teolog nga Alxhiri i afrikes per te nxitur popullin e tij qe te çlirohet nga kolonializmi italian ka shkrepur devizen e njohur:
” Nese i ushqeni feminte nga prodhimet vendore, i vishni ata me rrobat vendore dhe femijtë i ritni me vjershat dhe kengat e mesuesve të vendit tuaj, padyshim se, do të detyroni italinë të kthehet ne Romë”.
Perndryshe filozofija e iftarit na edukon te ruajme gjenezen dhe gjenin e jetës tonë sepse, perndryshe Allahu xh.sh. nuk e poshtron nje popull pa arsye.
Ne Kuran Suretul Alek:6,
“Jo, vërtetë njeriu është bukëshkelë-i kalon kufijtë”.
Të neglizhosh apo pakujdesia e produktet vendore edhe gjate Iftarit është një segment ku niveli arsimor në leminë studimore të prodhimeve ka arritur pikën më të ulët të promovimit shkencorë.
Zhvillimi arsimorë i një vendi shihet se sa ka motivuar shkolla dhe studimi që të ritet numri i artikujve ushqimorë dhe jo numri i diplomave.
Në vendet me ekonomi të zhvilluar, birotë e tyre vazhdimisht përcjellin se sa në përqindje do të mbjellet fusha – toka dhe kjo masë garanton bankave funksionim dhe fabrikave shangje nga falimentimi.
Filozofija e iftarit ushtrton politiken shkencore te Prodhimeve Vendore.
Pra Iftari i Ramazanit islam është karika dhe pika inkorporuese e angazhimit mendore si burim parekselans i umetit musliman dhe shqiptare.

Promovimi i iftarit gjatë agjërimit alarmonë institucionet arsimore jo vetëm të redaktojnë, kompilojnë por të fillojnë të prodhojnë shkencë.

Shkenca nuk është në libra, përderisa është në libra ajo quhet teori pa prova shkencore, atëherë kur shpërthen nga libri në projekt dhe materializohet në punë – amel defakto, tani quhet shekncë!

Padyshim vetëm prodhimi i shkencës së mirfilltë ruan vendin dhe produktet ushqyese nga falimentimi dhe boshatisja e vendit.
Pra,Iftari paraqet kulmin e lumturise dhe manifeston kërkesën e stërgjishërve tanë:

“ Guri peshon në vendin e vet ”.

In : Aktuale

Loading...
loading...