Ikja e një të riu të shkolluar vendit i kushton mbi 40 mijë euro

Nga 9 mijë deri në 9.500 qytetarë brenda një viti lëshojnë Maqedoninë dhe shpërngulen në shtete me ekonomi të zhvilluar. Ikja e një të riu të shkolluar shtetit i kushton mbi 40,000 euro sipas të dhënave të Fondacionit për demokraci Westminster. Studimi tregon se arsyeja kryesore për ikjen e të rinjve është faktori ekonomik, standardi jetësor, mjedisi, si dhe kushtet e punës. Maqedonia nuk posedon statistika zyrtare për numrin e të rinjve që largohen nga vendi, e as për profilin e atyre që ikin. OJQ-të kërkojnë që institucionet të mundësojnë një gjë të tillë.

* Nga 9 mijë deri në 9,500 qytetarë migrojnë brenda një viti
* Një familjeje i kushton 29.000 euro shkollimi i lartë për një fëmijë
* Shtetit i kushton mbi 40,000 euro ikja e një të riu të shkolluar
* Faktori ekonomik, arsyeja kryesore mirëpo edhe standardi i mirë jetësor si dhe ambienti jetësor dhe kushtet e mira të punës, ndër arsyet më të shpeshta që nxisin migrimin
*Maqedonia si dhe i gjithë Ballkani nuk posedojnë statistikë precize për numrin e të rinjve të larguar
* Maqedonia nuk posedon as statistika për profilin e njerëzve të cilët ikin.
StrugaLajm

Ekziston trend negativ i ikjes, më shumë njerëz ikin se sa që kthehen. Sidoqoftë kjo gjë shtetit i kushton shumë para, rreth 330 milion euro PBV potencial vjetor është ajo që arrin nga njerëzit si dhe rreth 500 milion euro para të investuara apo të hedhura në arsim. Kjo është ana negative gjegjësisht ajo që humbim – u shpreh Damir Neziri, Fondacioni për demokraci Westminster. Nga Agjencia për emigrim thonë se tanimë është koha që shteti të shfrytëzojë përvojat të cilat i marrin qytetarët nga vendet e zhvilluara./Alsat-M

In : Aktuale

Loading...
loading...