Medai Shaholli
Ky është propozimi i ri për emërtimin “dërzhavës” pa emër, që doli nga bisedimet mes palës sllave dhe asaj greke për emrin e ri të FYROM-it.
Në radhë të parë ky emër është i papranueshëm për shqiptarët pasi emërtim “Ilindenska” mohon identitetin dhe historinë e popullit tonë si popull i lashtë i këtyre trojeve. Shqiptarët e kësaj treve të Ilirisë së lashtë nuk do ta pranojnë këtë emër të huaj që lidhet me identitetin dhe historinë e glorifikimit të një ngjarje të stërmadhuar që u shua dhe u shtyp shumë shpejtë.Partitë politike shqiptare nëse do ta pranonin këtë emër për Republikën e tyre si “Ilindenska” që paraqet mohim të historisë dhe rrënjëve arbërore me këtë akt do të nënshkruanin shfarosjen dhe asimilimin e kombit shqiptar në trojet e tyre.Anashkalimi i përfaqësuesve shqiptarë në këto bisedime tregon qartë për se cilido që të jetë vendimi për emrin e ri të FYROM-it,ata nuk do të pyeten.Subjektet politike shqiptare në kë të rast nuk do të pyeten pasi partitë udhëheqëse sllave në këto 28 vite të shkërdhatokracisë së tyre e dijnë se subjekti politik shqiptar nuk kanparaqitur ndonjë kundërshtim serioz kundër “dërzhavës”, sa herë që kanë miratuar kushtetutën dhe ligjet antishqiptare të këtij vendi duke mohuar dhe shkelur identitetin shqiptar si një nga popujt më të mëdhenj në këtë Republikë.Subjekti politik shqiptar ka ruajtur interesin partiak dhe të klanit të tij brenda partisë dhe se interesin kombëtar e kanë parë vetëm si mjet propagandistik për të bërë karrierë përmes pushtetit politik që udhëhiqet nga SDSM dhe VMRO të cilëve i janë nënshtruar që nga shpallja e pluralizmit politik .
Është koha e fundit që Ali Ahmeti dhe DUI të “shpëtojnë ” fytyrën e tyre të tradhëtisë ndër vite kundër interesave kombëtare, të mos pranojnë këtë emër të shpifur që mohon identitetin dhe rrënjët historike të kombit shqiptar në këto troje.Në të kundërtën ,pranimi i emrit “Ilindenska” nga Ali Ahmetit dhe DUI, (si subjekti më i madh shqiptar )do ta kaplonte atë dhe intégristët e tij me hijen e turpit dhe me vellon e zezë të tradhëtisë kombëtare .
Ky është rasti kur Ali Ahmeti dhe DUI, do të shkruajnë historinë më të re të Republikës ,me një refuzim kategorik kundër emërtimit sllav si larje të mëkateve të mëparshme ose do të vazhdojë me rrugën e nisur më parë të tradhëtisë kombëtare, me aprovim të çfardo emri që injoron dhe mohon historinë dhe identitetin kombëtar në këto troje.