IMER IMERI: CILIDO QOFTË KANDIDAT NGA ASH-JA ËSHTË MË I MIRË SE MERKO

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët, Imer Imeri në një prononcim për News33 ka folur rreth zgjedhjeve lokale.

Duke folur për kandidaturat, Imeri tha se kryesia e degës ende nuk ka vendosur dhe se po zgjidhet më i miri në mesin e të mirëve, njofton News33.StrugaLajm

Por, tha se cili do qoftë kandidat të zgjidhet nga Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni, është më i mirë se kreu aktual Ramiz Merko, i cili me gjasë do të jetë edhe kandidat për mandatin e radhës nga BDI-ja.StrugaLajm

Imeri e akuzoi Merkon për korrupsion dhe tha se Strugës i duhet një dorë që do t’i thotë, jo vjedhjes dhe korrupsionit. U shpreh i bindur se në këtë cikël zgjedhorë, komunën e fiton Aleanca dhe Alternativa /News33/

In : Aktuale

Loading...
loading...