Imer Imeri nga Aleanca kërkon llogari prej Ramiz Merkos për 500 mijë eurot që komuna ka harxhuar për deponinë (VIDEO)

Mbi gjysmë milionë euro të harxhuara për mirëmbajtjen e deponisë së egër të mbeturinave në Strugë, vetëm në tri vitet e fundit kur kryetar komune është Ramiz Merko. Kështu ka denoncuar kryetari i opozitës në Strugë, Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas Imerit, këtë “mal mbeturinash”, Strugës ia ka sjellur dhuratë Ramiz Merko në mandatin e parë si kryetar komune, ndërsa i njëjti, nuk ka bërë asnjë përpjekje për dislokimin e saj.

Imeri kërkon llogari nga Ramiz Merko për shumat marramendëse të harxhuara te kjo deponi, para të qytetarëve të Strugës.

“Jemi para një mali të vërtetë mbeturinah. Gjëja që duket nuk ka nevojë për shumë koment. Jemi para një deponie të sjellur nga kryetari aktual, Ramiz Merko shumë vite më parë. Kjo deponi është vendosur në tokën më pjellore të qytetit të Strugës. Harxhohen shuma marramendëse parash. Plotë 563 mijë euro janë harxhuar për tre vitet e fundit, 2018, 2019 dhe 2020. Dhe shikoni vetë se çfarë kanë bërë. Me këto para, mund të them lirisht se ndërtohet impiant për përpunimin dhe reciklimin e këtyre mbeturinave. Mirëpo për fat të keq, asnjë gjë nuk është bërë në këtë drejtim. Madje edhe shuma e dhënë nga qeveria për paketimin dhe dislokimin e mbetjeve u zhduk. Pyesim kryetarin e komunës, çfarë u bë me premtimet të cilat i keni dhënë vazhdimisht në ciklet zgjedhore, qofshin ato lokale apo parlamentare. Keni qënë edhe vet ministër, deputet, tre mandate kryetar komune. Asnjë përpjekje se keni bërë për dislokimin e kësaj të keqeje për qytetarët dhe për qytetin tonë të bukur. Ramiz Merko të japë llogari për paratë që harxhohen për mirëmbajtjen e kësaj deponie. Ramiz Merko të japë llogari dhe të tregojë edhe sa mandate në vijim i duhen për ta dislokuar këtë deponi”, deklaroi Imer Imeri, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Struge.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...