Imuniteti ndaj Kovid-19 pas infektimit mund të zgjasë për më shumë se tetë muaj

– Një studim i botuar në revistën “Sajens” (Science) zbulon se imuniteti i trupit të njeriut ndaj koronavirusit të ri zakonisht zgjat të paktën tetë muaj pas infektimit dhe potencialisht mund të zgjasë shumë më gjatë, njoftoi “Uashington Post”.

Studimi zbuloi se rreth 90 për qind e pacientëve që ishin pjesëmarrës në studim kishin imunitet afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Në studimin e ri të “Sajens” dëshmon se njerëzit zhvillojnë rezistencë afatgjatë ndaj virusit pas infektimit në pjesën më të madhe të rasteve.StrugaLajm

Analiza e mostrave të gjakut nga gati 200 pacientë tregoi se shumë elementë të sistemit imunitar, jo vetëm antitrupa, vazhdojnë të njohin në mënyrë efektive virusin dhe t’i përgjigjen infeksionit.

Trupi i njeriut duket se e mban mend sulmuesin dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo ballafaqimit me sulmuesin në një veprim të koordinuar të antitrupave dhe qelizave-T, nënvizohet në këtë studim.StrugaLajm

Publikimi në “Sajens” vjen pasi një variant i ri, më ngjitës të koronavirusit, i parë për herë të parë në Britaninë e Madhe, filloi të përhapet në të gjithë botën. Komuniteti shkencor, megjithatë, beson se ky variant i ri nuk do të fitojë në konflikt me sistemin imunitar të njeriut.

Autorët e studimit të botuar në “Sajens” besojnë se rezultatet e hulumtimit të tyre mund të zbatohen në variantin britanik, por edhe në atë më të përhapur. Arsyeja për optimizmin qëndron në faktin se sistemi imunitar sulmohet nga pjesë të ndryshme të virusit, ndërsa mutacionet kanë arritur të ndryshojnë vetëm disa pjesë.

In : Aktuale

Loading...
loading...