INA|Rrahje mes dy policëve në Qafë Thanë

Dy policë janë rrahur gjatë orarit të punës në në pikën kufitare Qafë Thanë me Shqipërinë.

Rrahja ka ndodhur para syve të personave që prisnin të kalonin kufirin.

Në përleshje kanë marrë pjesë dy policë, të cilët pas padurueshmërisë dhe keqkuptimeve të ndërsjella janë përplasur fizikisht me grushte dhe shkelma, në seksionin ku bëhet kontrolli i pasaportave.StrugaLajm

Ngjarja është parë edhe nga kolegët e tyre nga Shqipëria, të cilët punojnë në të njëjtat ambiente, pasi kontrolli i pasaportave tashmë është i integruar në një pikë.

Rastin e ka marrë kontrolli i brendshëm i MPB-së, e cila tashmë po përcakton përgjegjësinë për ngjarjen.INA

In : Aktuale

Loading...
loading...