“Inati” i liderëve Ahmeti – Sela, shqiptarët humbën një diskaster të rëndësishëm “Shëndetësinë”!?

Meqenëse Aleanca për Shqiptarët ishte kyç në skenën politike dhe në zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi e njejta u gjendë në një situatë të re jo të këndshme, dhe trajtimi ndaj ASH-së ishte në mënyrë jo-transparente nga LSDM dhe BDI, shkruan Zhurnal.

Të njejtës ju kërkua që të i merret Ministria e Shëndetësisë, dhe ti jepet zv/kryeministri për reforma, që si institucion ende nuk është formuar, dhe për të nuk dihet se a do të formohet më vonë apo si do të jetë fati i këtij institucioni.
Mirëpo këtu ishte edhe pika kulminante ku kjo parti betonizoi qëndrimin se Shëndetësia duhet që të mos i merret, shkruan Zhurnal.

Kjo për një arsye që nëse do të ketë reformatim të Qeverisë duhet që të jenë për të gjithë partnerët e koalicionit dhe jo vetëm për këtë parti, sepse dikasterët janë ndarë që me formimin e shumicës parlamentare.
Pra logjikisht Ziadin Sela, me të drejtë thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të i takoj asaj, dhe duhet që të ketë rekonstruim të Qeverisë për të gjithë dhe jo vetëm për të.

Hipotetikisht si mundësi e mundshme për të mos ardhur deri tek ky hidhërim i Selës, ideja e tij për të ndryshuar, gjegjësisht për të pasur rekonstruim të Qeverisë për të gjithë, do të ishte si mundësi e mundshme, dhe të bisedoj që atij të i jepet ndonjë ministri tjetër, që ASH-ja e mendon se duhet të udhëhiqet ose të bisedohet për eventualisht atë post ministror.

Në të njejtën kohë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti edhe i ASH-së Ziadin Sela, treguan një mos-seriozitet në politikëbërje.Kjo i kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve, sepse humbën Ministrinë e Shëndetësisë, që gjithmonë kanë pasur vështirësi me sistemin shëndetësor në Maqedoni, shkruan Zhurnal.StrugaLajm

Por a është kjo edhe një tregues i qartë se tanimë Selën mundet që ta zëvendësojnë partitë tjera, gjegjësishtë PDSH-ja, edhe pse pa asnjë parti politike, LSDM dhe BDI tanimë kanë numrat në Parlament?

Ndërkohë është shumë e rendësishme të bazohemi tek aspektetet kryesore të cilat e kanë shtyrë në njëfarë mënyre këtë “inat” politik ndërmjet të dy liderëve politik.StrugaLajm

A është pika kulminante që ka shtyrë të veprojnë në mënyrë të tillë, koalicionimi i ASH-së në raundin e dytë me Lëvizjen Besa, në zgjedhjet lokale si dhe mos tërheqja e kandidatit të BDI-së në Strugë, gjegjësisht kryetarit aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Paqartësitë ishin të mëdha në këtë mjegull të krijuar brenda të dyja partive politike edhe më herët pra me kandidimin e Ziadin Selës për të parin e Komunës së Strugës, ndërsa atëherë kur ishte zgjedhur Ziadin Sela si i pari i komunës në raundin e parë kishte dalë fitues dhe në raundin e dytë Arben Llabënishti ishte tërhequr, pra kishin një marrëveshje politike, ndërsa tani haptazi thuhej se nuk ka marrëveshje politike dhe kandidati i BDI-së nuk do të tërhiqet.

Ndryshe BDI-ASH, në opinionin e gjerë u komentuan si shpresë e madhe për shqiptarët, sepse të dyja partitë kishin brenda vetës opozitë brenda pozitës.

Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me fatin e këtij koalicioni dhe shumice parlamentare, pas marrjes së Ministrit të Shëndetësisë nga duart e ASH-së, por sigurisht që do të përdorin mënyrat pragmatike dhe koherente të kohës për të ndërmarrë veprime të mëtutjeshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...