Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë

Në Strugë sot u hap konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës.
“Hapja e kësaj Konsullate është dëshmi e përkushtimit dypalësh për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndër-shtetërore të cilat vazhdojnë të jenë të shkëlqyera, e që është ri-konfirmuar edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare të Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Kjo konsullatë siç nënvizohet do të shërbejë si urë lidhëse për avancimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella, të ndërveprimit ekonomik e kulturor, por edhe përfaqësimit e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve kosovarë në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut.StrugaLajm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e vlerëson këtë si sukses të diplomacisë kosovare, e cila edhe përkundër sfidave të jashtëzakonshme me pandeminë COVID19, ka arritur të zgjerojë rrjetin e saj diplomatik duke siguruar përfaqësim dinjitoz të Republikës së Kosovës në rajon e më gjerë. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...