Incident në një bastore , 32 vjeçari sulmohet me thikë dhe me sopatë

Dje rreth orës 18 e 30 minita në Njësinë e Urgjencës të Spitalit të Gostivarit është dërguar 32 vjecari me inicialet D.K me lëndime të dukshme në pjesën e kokës dhe shpatullën e këmbës së majtë, njofton Gostivari Sot, duke u thirrur në buletinin e Policisë së Gostivarit.

Lëndimet, sipas dëshmisë së 32 vjecarit, i kishte marrë paraprakisht në një bastore sportive që ndodhen në rrugën “Tode Bogranovski” në Gostivar, ku kishte qenë me shokun e tij, R.J (38 vjec). Në ato momente kishte hyrë në lokal E.N i cili ka tentuar ti merrte 100 euro nga dora si dhe aparatin celular, që pastaj të ikte.

Por, personi i lënduar e ka kundërshtuar, pas cka, personi me inicialet E.N ka nxjerrur thikën dhe dy herë e ka shpuar tek pjesa e këmbëas së majtë. Pastaj, me sopatë të vogël e ka prerë në kokë. Pas sulmit, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas hospitalizimit dhe dhënies së ndihmës së parë, i njëjtë është lëshuar në mjekim shtëpiak.StrugaLajm

Policia ka kryer ekspertizën dhe punon në zbardhjen e rastit.

In : Aktuale

Loading...
loading...