Incident në qendër të Tetovës, sulmohet me thikë taksisti

Një person i therur me thikë dhe dy të lënduar është bilanci i një zënke në Tetovë. Sulmuesi në të pesëdhjetat fillimisht është zënë verbalisht me dy punonjës në postë pas çka edhe i ka sulmuar të njëjtit duke i thyer edhe xhamat e postës.

Në tentim për të braktisur vendin ka tentuar që të ikë duke shfrytëzuar një taksist, i cili ka refuzuar që t’i bindet urdhrit, pas çka sulmuesi ka nxjerrë thikën dhe ka goditur taksistin me thikë. Taksisti është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sulmuesi është kapur menjëherë nga policia. Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës po heton rastin.   StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...